Описание
Foleja është bashkë me ju në prindërim, që nga momenti i lindjes së fëmijës tuaj deri në ditën e parë të shkollës. Zbuloni aplikacionin më të plotë për prindërim, që ua ofron në një aplikacion të vetëm të gjitha mjetet dhe këshillat e ekspertëve, të cilat ju nevojiten për ta mbështetur rritjen dhe zhvillimin e fëmijës suaj nga lindja e deri në moshën 6 vjeçare!
Personalizoni këtë aplikacion për të hyrë në lojërat, këshillat dhe sugjerimet e përditshme për t’u kujdesur për mirëqenien e fëmijës suaj. Gjurmoni me lehtësi në profilet e shumta të fëmijëve dhe merrni këshilla të përshtatura për moshën dhe nevojat e zhvillimit të secilit fëmijë.
Me Foleja ju keni qasje në:
- Video të shkurtra informuese dhe mbështetje të bazuar në dëshmi për secilën fazë të zhvillimit të fëmijës suaj
- Aktivitete dhe lojëra të personalizuara, që mbështesin fusha të ndryshme shumë të rëndësishme të zhvillimit, përfshirë njohjen, gjuhën, aftësitë motorike dhe ato emocionale dhe sociale
- Këshilla të ekspertëve dhe artikuj për prindërim, që e mbulojnë edukimin e hershëm, shëndetin, ushqimin, kujdesin dhe sigurinë, të përshtatura për pyetjet tuaja dhe moshën e fëmijës tuaj
- Aftësi për të kërkuar në mesin e qindra aktiviteteve dhe shkrimeve të Foleja-s sipas temës, moshës ose fushës së zhvillimit
- Aftësi për të ruajtur dhe ndarë përmbajtjen tuaj të preferuar
Foleja ju siguron një grup veçorish që ju angazhojnë juve në mënyrë aktive, si:
- Përcjellësi i hapave zhvillimor
- Përcjellësi i rritjes së foshnjës
- Përcjellësi i vaksinimit
- Përcjellësi i kontrolleve shëndetësore
Gjithashtu aplikacioni mund të funksionojë edhe pa internet në vende me qasje të kufizuar në internet.
Foleja ofrohet këtu në shqip. Aplikacioni është falas për t'u përdorur, nuk ka reklama të brendshme dhe mund ta ndani me persona të tjerë.
Pra, çfarë po prisni?
Shkarkoni Aplikacionin Foleja
Dhe personalizoni mbështetësin tuaj në prindërim."
Foshnja, lënia e qumështit të gjirit, hapat zhvillimore të foshnjes, mësimi i foshnjes, hapa zhvillimore, gjidhënia, fëmija, të vegjëlit, i/e porsalindur, imunizimi i fëmijës, mbrojtja e fëmijës, zhvillimi i fëmijës, ndihma e parë për fëmijët, këshilla për prindërit e rinjë, edukimi i hershëm, shëndeti i fëmijës, lojëra për të vegjëlit, prindërimi, loja, vaksinimi, COVID-19, shëndeti