Описание
“I am Tirana” synon të ofrojë promovimin dhe zgjidhjen ideale për të rinjtë e Tiranës duke i mundësuar të informohen dhe aksesojnë në çdo kohë, nëpërmjet një aplikacioni mobile, oferta të dedikuara për ta nga bizneset partnere si dhe zbritje në shumëllojshmëri produktesh e shërbimesh.
Ky aplikacion është unik në tipologjinë e tij. Në aktualitetin e sotëm, ku informacioni merret gjerësisht në mënyrë dixhitale, ky aplikacion përshatet më së miri me nevojat dhe jetën aktive të të rinjve duke i dhënë mundësinë atyre të informohen në mënyrë shumë praktike dhe komode, për të gjithë eventet e javës dhe për oferta të krijuara e personalizuara për ta. Risia qëndron pikërisht në përfshirjen e dy target grupeve në teknologjinë e aplikacionit:
•Të rinjtë që informohen dhe përfitojnë nga ofertat
•Subjektet publike & private që promovojnë produktet e shërbimet e tyre në një mjedis të dedikuar online si hapësira virtuale ku ata shfaqen në funksion të krijimit të një marrëdhënie të frytshme dhe të sukseshme me të rinjtë e Tiranës si klientët e tyre potencialë.