Описание
Ky aplikacion shërben për të mësuar bazat e gjuhës së shenjave dhe mund të përdoret nga fëmijët dhe të rriturit. Ky aplikacion u krijua në kuadër të projektit “Përmirësimi i kushteve të jetesës së personave me aftësi të kufizuar të dëgjimit në Shqipëri” i mbështetur nga “Agjencia Italiane për Bashkëpunim dhe Zhvillim” dhe zbatuar nga Save the Children në partneritet me organizatën “Forumi i Pavarur i Gruas Shqiptare” (FPGSH) dhe Agjencinë e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin Parauniversitar (ASCAP). Si dhe në bashkëpunim me “Ministrinë e Arsimit dhe Sportit” dhe “Institutin e Nxënësve që nuk Dëgjojnë”.
Aplikacioni u zhvillua nga FPGSH
Interpretues të gjuhës së shenjave: Erson Tafani dhe Xhonatan Liçi
@Të gjitha të drejtat të rezervuara.
Përmbajtja e këtij aplikacioni mund të përdoret apo kopjohet lirisht nga specialistët e fushës, por jo për qëllime fitimprurëse, si dhe me kusht që çdo riprodhim të shoqërohet me njohjen e organizatave, të përmendura më lart, si burim. Këndvështrimet e autorëve të këtij aplikacioni jo domosdoshmërisht pasqyrojnë pikëpamjet e Agjencisë Italiane për Bashkëpunim dhe Zhvillim dhe Save the Children.