Описание
Aplikacioni “Ushqehu Shëndetshëm” është konceptuar për të gjithë fëmijët e moshës 6-16 vjeç dhe synon të informojë dhe ndërgjegjësojë të gjithë fëmijët shqiptarë që të konsumojnë një dietë sa më të ekuilibruar dhe të shëndetshme. Më konkretisht, ky aplikacion synon të motivojë dhe inkurajojë fëmijët që të konsumojnë ushqime të shëndetshme nëpërmjet informacionit dhe multimedias interaktive. Ky aplikacion u hartua në kuadër të projektit “Shkollat për Shëndetin”, i cili është një projekt i Agjencisë Zviceriane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC), që zbatohet nga organizata “Save the Children”.