Description
GLAM Radio është themeluar me besimin se të gjithë dëgjuesitë, pavarësisht nga zona ku jetojnë, etniteti, mosha, gjinia dhe përcaktimi seksual, sfondi kulturorë apo gjuha, aftësitë për të dëgjuar program me çasje individuale në kualitetit të lartë, të pastër, me muzikë dhe zëra të mirë e argëtues, e kanë gjithsecili. GLAM Radio mëton që të frymëzojë njerëzitë, jo vetëm në baza ditore, që ta shohin botën në mënyra dhe përmes përvojave të ndryshme, duke u ofruar mundësi të reja dhe gjetje interesante përmes transmetimeve të programeve të saja. GLAM Radio në krye të misionit ka audiencën, dhe atë jo vetëm vendasit. Plani Strategjik i GLAM Radio ka për synim rriten dhe përparimin e saj, duke e bërë radion një model të qëndrueshëm, kreativ, inovativ dhe të besueshëm. Ne e vlerësojmë fuqinë e "Pse jo?" (Why Not?) Bashkë me dëgjuesit ne mund të jetësojmë një radio në kuptimin e plotë të fjalës, duke inkurajuar shumëllojshmërinë e mendimit, zhvillimit, perspektivës dhe argëtimit. GLAM Radio do të jetë një institucion i njerëzve që duan të ndjehen mirë dhe e vlersojnë vetën, duke u mundësuar të tjerëve të jenë pjesë aktive e shumë programeve në transmetim. Mbi të gjitha, Radio për ekipin dhe projektin tonë është jo vetëm pasion. Ne kemi themeluarë GLAM Radio-n sepse kemi zgjedhur të jetojmë këtu (Kosovë) duke dashur fuqishëm të tregojmë se mundësitë dhe rrethanat gjithmonë krijohen nga dashuria për punën dhe vendin. GLAM Radio ka frekuencë regjionale, me bazë në Prishtinë, dhe transmeton programin e saj edhe online përmes aplikacionit për telefonët e mençur dhe në web faqen: www.glamradio.fm