Description
Aplikacioni “Jo sheqerit” është konceptuar për të gjithë fëmijët e moshës 6-16 vjeç dhe synon të informojë dhe ndërgjegjësojë të gjithë fëmijët mbi rreziqet e lidhura me konsumin e tepërt të sheqerit, sidomos përmes konsumit të tepërt të ëmbëlsirave dhe pijeve të ëmbëlsuara artificialisht. Ky aplikacion synon të motivojë dhe inkurajojë fëmijët të konsumojnë sa më pak sheqer nëpërmjet informacionit dhe multimedias interaktive.
Ky aplikacion u hartua në kuadër të projektit “Shkollat per Shëndetin”, i cili është një projekt i Agjencisë Zviceriane per Zhvillim dhe Bashkepunim (SDC), që zbatohet nga organizata “Save the Children”.