Description
Radio Kombëtare Club FM është një nga radiot më të suksesshme në Shqipëri, me stil krejt të veçantë.
Një histori që fillon nga viti 1998, për t’u bërë në 2018-n Radio Kombëtare me mbulim të plotë të të gjithë territorit të Shqipërisë e më gjerë, si dhe online.
Me transmetime në të gjithë Shqipërinë Club FM, vijon edhe sot traditën. Si fillim nisëm me transmetimin e muzikës më të zgjedhur, duke pasur si qëllim transmetimin e hiteve mbarëbotërore. Pas ndërtimit të studiove të para në Hotel Rogner, filluam transmetimin e programeve argëtuese në radio.
Kjo solli një frymë të re në tregun radiofonik në Shqipëri. Emra të njohur të gazetarisë shqiptare si Adi Krasta, Enkel Demi, Sokol Balla, Blendi Salaj, Armir Shkurti, Gentian Zeneli, ishin ndër të parët që u bënë shkollë për shumë emra të rinj që pasuan emisionet në Club FM.
Një nga emisionet më të sukseshëm në Club FM në 2003, ishte Radiostars, ku shumë të rinj pjesëmarrës janë sot emra të njohur të mediave kryesore në vend.
Çelësi i suksesit të radios Club FM ishte standarti i lartë i të bërit radio, duke transmetuar muzikë të zgjedhur dhe emisione cilësore, të pëlqyera nga një audiencë gjithmonë në rritje!
Club Fm i qëndroi kohës, duke ruajtur cilësine dhe duke vendosur standart të ri në tregun radiofonik shqiptar. Me një staf të zgjeruar tashmë ju dëgjoni emisione të përditshme drejtpërdrejt nga Vila Club FM si “Klubi i Mëngjesit” nga Genti, Evi, Sasha dhe Altini, “Makinë me 2 timone” nga Keli dhe Suada, “Music Box” nga Orgesa Zaimi, “Mix” nga Elsa Ymeri dhe programin radiofonik më të ndjekur të të gjitha kohërave “Rikoshet”, me Florjan Binaj, Indrit Topi dhe Eglein Laknori.
Me një investim në njerëz dhe aparatura, radio Club FM do të vazhdojë të jetë radio më dëgjuar në Shqipëri dhe më gjerë. Rrjeti Club FM është shtrirë edhe në Kosovë, ku audienca ka mirëpritur menjëherë programet e Club FM Kosova.